Një ndërtesë 20 katëshe është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në periferi të Milanos.
Mediat lokale shkruajnë se besohet që në ndërtesën shumëkatëshe jetojnë rreh 70 familjes, ndërsa ende nuk është mësuar nëse ka të lënduar.
Më tej, mediat shkruajnë se zjarri është përhapur në të gjithë godinën brenda pak minutash.
Banorët e paidentifikuar thanë se panelet në fasadën e ndërtesës supozohej të ishin rezistente ndaj zjarrit.
Adesso a Milano pic.twitter.com/KlS5K6RoxJ
— ? ? ? ? (@Pino00895828) August 29, 2021
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po thyejnë dyert për të hyrë në apartamente e për të shpëtuar njerëzit që mund të jenë brenda godinës.
“Tani për tani nuk kemi raporte për viktima ose të plagosur”, tha kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.