BBC ka publikuar një video ku tregohet shkalla e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në Gaza.
Një xhami shihet e shkatërruar në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, ndërsa disa ndërtesa të mëdha shihen gjithashtu se janë bërë rrënoja në qytetin e Gazës.
Izraeli nisi sulme hakmarrëse kundër Hamasit pasi grupi militant nisi një seri sulmesh të shtunën, në përshkallëzimin më të madh në rajon në dekada.
313 palestinezë dhe rreth 400 izraelitë janë raportuar të vdekur dhe mbi 3000 persona janë plagosur nga sulmet dhe shpërthimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.