Gjermania ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Gjermania regjistroi 315 vdekje nga komplikimet që lidhen me Covid-19 në 24 orët e kaluara, shkroi në faqen e saj në internet qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch, transmeton lajmi.net.
Kjo është hera e parë që më shumë se 300 vdekje janë regjistruar në një hapësirë 24-orëshe.
Gjermania regjistroi 2.866 infeksione të reja, duke sjellë në total 130 raste të raportuara në vend në 130.450.
Për disa ditë, ka pasur më pak infeksione të reja të raportuara sesa rikuperime shtesë. Në 24 orët e kaluara, 4500 njerëz janë shëruar nga Covid-19, thotë instituti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.