Një xhami në distriktin Vernon, që shtrihet në pjesën veriore të Francës, ka marrë kërcënim të martën.
Në letrën e lënë në kutinë postare të xhamisë kishte kërcënim për vrasje dhe mesazhe fyese kundër turqve, arabëve dhe komunitetit që shkon rregullisht në atë xhami për t’i kryer ritet fetare.
“Lufta ka filluar. Ne do t’ju nxjerrim nga shteti ynë. Do të jepni llogari për vdekjen e Samuelit”, thuhet në këtë letër, shkruan Anadolu, transmeton Express.
Në letër kishte gjithashtu përmbajtje fyese kundër grave myslimane që bartin shami në kokë.
Ndryshe, një xhami tjetër afër Parisit së fundi është mbyllur për gjashtë muaj nga autoritetet franceze pasi e kishte shpërndarë një video ku kritikohej mësuesi i vrarë, Samuel Paty.
Këtë muaj ,presidenti francez, Emanuel Makron, i akuzoi myslimanët e Francës për separatizëm dhe tha se Islami është fe në krizë në tërë botën.
Disa shtete me shumicë myslimane, përfshirë Turqinë dhe Pakistanin, e kanë dënuar qëndrimin e presidentit francez në mbrojtje të karikaturave të profetit Muhamed.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.