×
  • Lajme
  • Botë

    Në Afganistan kthehet rrahja e grave me kamxhik

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 7:29
    Ilustrim

    Radhët e gjata u formuan në Kabul të martën para bankave të mbyllura që nga rënia e kryeqytetit, ndërsa njerëzit përpiqeshin të merrnin para për të paguar për ushqime gjithnjë e më të shtrenjta.


    Kishte një përzierje triumfi dhe gëzimi në njërën anë, ndërsa talebanët festonin fitoren e tyre dhe frikë nga ana tjetër.

    “Unë duhej të shkoja në bankë me nënën time, por kur shkova, talebanët po rrihnin gratë me shkopinj”, tha një grua 22-vjeçare, e cila foli në kushte anonimiteti, sepse kishte frikë për sigurinë e saj.

    Ajo tha se sulmi ndodhi midis një turme jashtë një dege të “Bankës Azizi” pranë hotelit Kabul Star në qendër të kryeqytetit.

    “Është hera e parë që kam parë diçka të tillë dhe me të vërtetë më frikësoi”. \ Ap

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!