Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, Kinës, Lindjes së Mesme dhe shpenzimet e mbrojtjes ishin temat kryesore të telefonatës së parë mes Kaja Kallas dhe Marco Rubio, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ranë dakord të mbajnë “presion maksimal” ndaj Rusisë dhe të sigurojnë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë në bisedën e tyre të parë telefonike që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Thirrja, e cila u zhvillua të martën në mbrëmje, preku gjithashtu sfidat e paraqitura nga Kina, një prioritet numër një për administratën Trump, situata në Lindjen e Mesme, duke përfshirë tranzicionin e pushtetit të Sirisë dhe fushatën e destabilizimit të Iranit; dhe mënyra të reja për të thelluar bashkëpunimin transatlantik, shkruan Euronews.
Kallas dhe Rubio “ranë dakord mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së presionit maksimal ndaj Moskës për të ecur drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha një zyrtar i BE-së i cili ishte i informuar për këtë bisedë mes tyre.
Rubio ka mirëpritur vazhdimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisës për luftën ndaj Ukrainës, tha një zëdhënës i Sekretarit amerikan të shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.