Spanja është vendi i dytë në Evropë me numrin më të madh të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Për këtë arsye, autoritetet policore dhe ushtarake kanë marrë masë ekstreme për të izoluar popullsinë, ndërsa autoritet shëndetësore po ngrenë një spital të llojit më të veçantë në Evropë, me rreth 5500 shtretër për pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës.
Ushtarët ndihmuan në lëvizjen e 200 pacientëve pak para mesnatës nga spitalet e zonës në qendrën e konferencës IFEMA, ku janë ngritur 1.300 shtretër spitalor, tha qeveria rajonale e Madridit në një deklaratë.
Spitali i improvizuar do të marrë gjithsej mbi 300 pacientë me koronavirus këtë fundjavë, tha drejtori i objektit, Antonio Zapatero, në një intervistë për gazetën e përditshme El Mundo.
Ndërsa spitali në terren do të ketë 5,500 shtretër pasi të plotësohet plotësisht, përfshirë 500 prej tyre do të kenë njësi të kujdesit intensiv.
Në Spanjë deri tani janë 1700 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar mbi 28 mijë. Me këtë bilanc Spanja është vendi më i goditur në Europë pas Italisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.