×
  • Lajme
  • Botë

    Në fundjavë Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 22:53

    Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi paralajmëron hapjen e kufijve të Malit të Zi ndaj shteteve të rajonit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtohet sezoni turistik në Ulqin dhe më gjerë.


    Ai ka konkretizuar se në listën e shteteve ndaj të cilit Mali i Zi do të hapë kufijtë është edhe Kosova e Shqipëria. Kufiri sipas kryetarit të Ulqinit do të hapet në mbarim të kësaj jave dhe turistët do të mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi pa pasur nevojë të dëshmojnë se janë negativ nga virusi Covid 19, njofton Gazeta Ulqini.

    Z. Nrekiq pohon se hapja e kufirit me Kosovën ka rëndësi të dorës së parë pasi nga ky vend vijnë rreth 70 përqind e turistëve. Mundësinë e hapjes së kufijve të Malit të Zi ndaj shteteve të rajonit e kanë vërtetuar edhe burime nga Ministria e Turizmit.

    Nga Trupi Nacional Koordinues i sëmundjeve ngjitëse të Malit të Zi dje janë shprehur se pas hapjes ndaj vendeve të BE-së do të shqyrtojnë mundësinë për hapjen e kufijve ndaj shteteve të rajonit.

    Situata në Malin e Zi sa i përket Covid 19 është nën kontroll, pasi numri i të infektuarve është vetëm 249 në nivel shtetëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!