Në Munih, Gjermani, ka shpërthyer një bombë e Luftës së Dytë Botëror, me ç’rast tre persona janë plagosur, transmeton Reporteri.net.
Bomba shpërtheu pranë një stacioni të trenit në Mynih.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke dhe trenat janë pezulluar, ndërkaq shpërthimi është dërgjuar disa kilometra larg.
Njëri prej të plagosurve, siç raporton Deutche Welle, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann, tha se gjatë shpëthimit, u godit një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkaq zëdhënësi i policisë Peter Werthmann, tha se për momentin nuk ka asnjë provë për vepra penale.
“Sipas gjetjeve fillestare, kemi tre persona të lënduar, zona e rrezikut është kryesisht e rrethuar dhe qarkullimi i trenave është bllokuar në itinerarin kryesor”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.