×
  • Lajme
  • Botë

    Në Hungari shpallet gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 17:26

    Hungaria ka ndalur të gjitha fluturimet nga Italia, Koreja Jugore, Irani dhe Kina, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.


    Ndalimi i fluturimeve nga katër shtetet e prekura më së keqi nga ky virus do të fillojë së zbatuari menjëherë, ka thënë Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

    Universitetet hungareze po ashtu do të mbyllen, pa harruar edhe anulimin e të gjitha organizimeve me 100 pjesëmarrës në ambiente të mbyllura dhe 500 në ambienta të hapura.

    Gulyas ka thënë se këto ndalesa do të mbesin në fuqi deri në njoftimin e radhës, duke shtuar se qeveria pret që ndikimi i epidemisë të vazhdojë për muaj dhe jo javë.

    Në mesin e masave të reja përfshihet edhe ndalimi i udhëtimit me autobusa ose trena në vendet e lartpërmendura.

    Deri më tani në Hungari janë infektuar 13 persona me koronavirusin e ri, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka vdekur.

    Kina – vendi ku ka shpërthyer virusi për herë të parë -ka raportuar për mbi 80,000 persona të infektuar dhe 3,136 të vdekur.

    Megjithatë, të martën ky shtet ka regjistruar numrin më të ulët të të infektuarve, vetëm 19.

    Ndërkohë numri i rasteve të prekura me këtë virus në Evropë është duke u rritur vazhdimisht, pasi rreth 10,000 persona janë infektuar vetëm në Itali./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!