Të paktën 30 kapakë pusetash janë grabitur në Kent, shkruajnë mediat vendase, të cilat e përshkruajnë me habi një zhvillim të tillë.
Policia është vënë në gjurmët e hajdutëve, të cilët besohet se ishin veshur si punëtorë në momentin që kanë kryer goditjen.
Ajo po kërkon informacione nga banorët, duke i bërë thirrje të tregojnë çdo lëvizje të dyshimtë që kanë parë në zonë. Incidenti ndodhi në një rrugë të vetme, në Knoll Lane.
Mendohet se personat që vjedhin kapakët e pusetave i përdorin ato që t’i shesin më vonë për skrap.
Në vendet perëndimore, ndëshkimi nuk është shumë i lartë, por në Kinë kjo konsiderohet shkelje e rëndë. Vitin e kaluar, organet më të larta gjyqësore në vend paraqitën masa të ashpra ndëshkimore kundër njerëzve që dëmtojnë apo vjedhin kapakët e pusetave.
Dënimi më i madh atje për një veprim të tillë, është ai me vdekje, sepse konsiderohet që lëvizja e kapakëve të hekurt rrezikon transportin dhe sigurinë publike./tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.