×
  • Lajme
  • Botë

    Në kërkim të lidhjeve me meshkuj të rinj, si u vu në kurth dhe u vra aktori i James Bond

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 12:29

    Aktori 54 vjeçar Eric Michels që luajtin në rolin e James Bond në filmin Skyfall u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Chessington në gusht të vitit 2018.


    Aktori u vra nga një mbidozë e drogës pasi u lidh me një mashtrues në rrjetin social Grindr i cili shërben për njohje mes personave gay, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Actor Eric Michels, who had appeared in the Bond film Skyfall, died at his home in Surrey

    Ishte vajza e aktorit të ndjerë ajo e cila zbuloi trupin e tij të pajetë. Ai u vra nga 25-vjeçari Gerald Matovu.

    Matovu dhe i dashuri i tij, Brandon Dunbar, 23 vjeç, janë në gjyq të akuzuar për drogim të  Michels dhe 11 burrave të tjerë për të vjedhur sendet e tyre të vlefshme dhe për të përdorur kartat e tyre bankare.

    Gerald Matovu is charged with murder after he and his lover allegedly drugged victims before stealing from them

    Matovu shfrytëzoi një shiringë për të injektuar një dozë fatale tek Michels përpara se të largohej me kartën e tij bankare dhe sendet e tjera në gusht të vitit të kaluar. Vajza e aktorit i kishte shkruajtur babait të saj pak orë para vdekjes duke e pyetur nëse dëshironte të darkonin bashkë para se të nisej për pushime.

    Kur nuk u përgjigj, ajo tentoi përsëri dhe atëherë vrasësi Matovu, u përgjigj në telefon duke u shtirë si babai i saj. Toni i panjohur i panjohur i zërit alarmoi adoleshenten.

    E shqetësuar për sigurinë e babait të saj, ajo i kërkoi nënës së saj ta çonte atë në shtëpinë e tij dhe aty e gjeti të vdekur.

    Aktori Michels dhe gruaja e tij që kishin qenë të martuar 23 vjet ishin divorcuar pasi ai e kuptoi se preferonte meshkujt e rinj. Që atëherë ai kishte pasur një numër marrëdhëniesh afatgjata. Por kohët e fundit, ai kishte qenë shumë i vetmuar dhe kishte filluar të përdorte rrjetet Soho dhe Grindr për të gjetur burra të rinj.

    I dyshuari kryesor për vrasje Motovu ka mohuar të gjitha akuzat ndërkohë që gjyqi është duke vazhduar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!