Një video tronditëse u shfaq në internet ku shihet se si duket iniciativa e ushtarit britanik për t’u bërë pjesë e Gardës Elitare të Mbretëreshës, ku përndryshe kanë shërbyer edhe Princi William dhe Harry.
Ushtari lakuriq u detyrua të futej në një fuçi të mbushur me fekale të kuajve dhe minj të ngordhur për të kaluar provën e fundit të futjes në këtë njësi elitare të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Reporteri.net.
Në pamje shihet se sa u përpoq ai të mos vjellë nga pamja që e kishte përpara.
Më pas, një ushtar e spërkati me ujë të ftohtë me anë të një zorre.
Dyshohet se ndodhi në oborrin e kazermave Eastbridge afër Hyde Park, jo larg Pallatit Buckingham, në prag të paradës së kalitjes.
Dyshohet se gjithçka ndodhi në oborrin e kazermave Eastbridge afër Hyde Park, jo larg Pallatit Buckingham.
Ndaj të gjithë autorëve të këtij incidenti janë marrë masa disiplinore dhe u është ndaluar shpërndarja e videos në mediat sociale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.