Fama e Rolling Stones, muzika e të cilëve për dekada ka patur përmasa globale në Tokë, tani shtrihet edhe më tej, në planete të tjera.
Grupi ka zbarkuar në fakt në mars, falë një iniciative të ekipit që ka zhvilluar sondën inSight të NASA-s, misionin hapësinor për eksplorimin e marsit, që e ka pagëzuar një formacion shkëmbor në planetin e kuq në nder të grupit të udhëhequr nga Mick Jagger, ose shkëmbi Rolling Stone.
Pak më i madh se një top golfi, shkëmbi duket se është zhvendosur me rreth 1 metër më 26 nëntor 2018, shtyrë nga motori i InSight, ndërsa sonda ulej në mars për të studiuar përbërjen e planetit të kuq.
Në imazhet e shkrepura nga InSight, një ditë më pas, mund të shihen gjurmët e lëna nga shkëmbi Rolling Stones, zhvendosja më e madhe e një shkëmbi vëzhguar ndonjëherë nga NASA. Emri Rolling Stones, i përshtatet plotësisht, thanë drejtues të NASA-s.
Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood duket se janë antuziazmuar nga lajmi dhe kanë komentuar: çfarë mënyre e mrekullueshme për të festuar turin tonë të ri, No Filter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.