Të premten, fotot e tregut në Padova bënë që shumë media të flasin për veprimet e pamenduara mirë të personave që kanë dalur në treg, që ishte shumë i ngarkuar, në një kohë kur gjendja në Itali nuk është aspak e mirë nga Covid-19.
Kujtojmë se në Itali është në fuqi një karantinë totale, me çka njeriu mund të largohet nga shtëpia vetëm kur është e nevojshme, por edhe për punë dhe sende ushqimore, transmeton Telegrafi.
Restorantet dhe kafenetë janë të mbyllura, pothuajse edhe dyqanet. Por në Itali operojnë vetëm tregjet, dyqanet ushqimore, farmacitë dhe disa banka.
Fotoreporterët e EPA sot publikuan edhe foto nga Napoli, në jug të vendit, duke treguar gjendjen e një rruge, e cila është edhe një vend tregu. Dhe kjo është parë nga mediat italiane si një veprim jo i menduar mirë, sepse e gjithë Italia është në karantinë, dhe jo vetëm pjesa veriore e Italisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.