×
  • Lajme
  • Botë

    Në mes të valës së tretë të koronavirusit, Hong Kongu mbyll edhe restorantet

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 20:26

    Hong Kong ndaloi sot edhe ngrënien në restorante, në mes të një vale të tretë të koronavirusit, që ka rezultuar në qindra raste të reja.


    Masat e reja, të miratuara nga Këshilli Ekzekutiv në një mbledhje të jashtëzakonshme, gjithashtu detyrojnë mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat publike, jashtë dhe brenda, raportoi televizioni kombëtar i Hong Kongut.

    ”Hong Kong raportoi rreth 140 raste të reja sot dhe vdekjen e 20-të të lidhura me sëmundjen”, sipas gazetës ”Ming Pao”.

    Sot ishte dita e gjashtë rresht e rritjes së infeksioneve në Hong Kong, që pak kohë më parë ishte lavdëruar për mbajtjen nën kontroll të shifrave në lidhje me koronavirusin/ATSH-DPA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!