×
  • Lajme
  • Botë

    Në mesazhin për Vitin e Ri, Merkel kërkon më shumë tolerancë dhe mbrojtje të klimës

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 12:14

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në fjalimin e saj për fundvit tha se dekada e re do të jetë shpresëdhënëse, nëse populli gjerman bashkohet për t’i luftuar ndryshimet klimatike, për ta përkrahur zhvillimin e Afrikës dhe për ta luftuar gjuhën e urrejtjes ndaj çifutëve.


    “Vitet e njëzeta mund të jenë vite të mira. Ta befasojmë veten edhe një herë me ato që mund t’i bëjmë”, tha kancelarja Merkel gjatë këtij fjalimi. Megjithatë, urimi i saj nuk pritet të shndërrohet lehtë në realitet.

    Viti 2019 ishte kohë e vështirë për Gjermaninë. Në këtë periudhë u shtua ekstremizmi i së djathtës, ekonomia u rrit ngadalë dhe marrëdhëniet tregtare me partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk ishin aq të mira, shkruan “New York Times”, transmeton Express

    Përpos këtyre, Gjermania u përball me rrezikun e ngrohjes globale, duke shënuar rekord të temperaturave të larta. Ekonomia më e fuqishme evropiane u përball edhe me thatësi, vërshime dhe stuhi bore gjatë dekadës së kaluar.

    “Unë si grua 65 vjeçe nuk do t’i përjetoj personalisht të gjitha pasojat që do t’i sjellin ndryshimet klimatike, nëse politikanët nuk marrin masa, por gjeneratat e ardhshme do t’i përjetojnë pasojat e asaj që bëjmë ose nuk bëjmë ne sot”, tha Merkel.

    Ajo i përmendi edhe ligjet e miratuara së voni për zvogëlimin e gazrave të karbonit. Megjithatë, këto ligje janë kritikuar dhe janë cilësuar si të dobëta përballë efektit të ngrohjes globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!