Ka mundësi që dy persona janë ekspozuar ndaj substancës Sarin në qendrën e Facebook në Silicon Valley, ndërtesa e postës së kompanisë së medias sociale Facebook Inc është evakuuar njoftuan sot zyrtarë lokal të zjarrfikësve.
Zyrtarët njoftuan se “kemi dy ekspozime të mundshme por deri tani ata nuk kanë shfaqur simptomat apo shenja” deklaroi kreu i zjarrfikësve në Menlo Park ku gjendet edhe ndërtesa e Facebook.
Dy ndërtesa janë evakuuar, shkruan gazeta amerikane San Francisco Chronicle. Agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) nga dega e San Francisco kanë dalë në vend të ngjarjes bashkë me ekipin e emergjencave për materiale të rrezikshme sipas zëdhënësit e Byrosë Federale njofton agjencia Reuters.
Përfaqësues të medias sociale Facebook kanë thënë se një pako e dyshimtë është dorëzuar me postë te qendra e dërgesave të Facebook. Katër ndërtesa janë evakuuar por më vonë tre prej tyre janë vlerësuar se nuk ka rrezik.
Agjenti nervor Sarin është përdorë edhe më parë si armë kimike e cila dëmton sistemin nervor njerëzor .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.