Në Nigeri më shumë se gjysma e banorëve nuk posedojnë letërnjoftim, raporton AA.
Aliyu Abu-Bakr, kryetari i Komisionit Nacional për Dhënien e Dokumenteve Personale (NIMC), deklaroi se prej 200 milionë banorëve të Nigerisë më shumë se 100, veçmas gra, nuk kanë letërnjoftim.
Ai theksoi se është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët në vend të posedojnë letërnjoftim, duke theksuar se kjo është e drejta e tyre qytetare.
“Po ashtu është me rëndësi të posedojnë letërnjoftim për të shfrytëzuar shërbimet publike, por edhe t’i gëzojnë liritë ekonomike”, tha Abu-Bakr.
Në Nigeri është miratuar ligji sipas të cilit qytetarët janë të obliguar që të mbajnë letërnjoftim, mes tjerash, edhe me qëllim të luftës efikase me bandat e armatosura dhe organizatat terroriste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.