“Tani për tani, nuk ka pasur ndonjë rritje të konsiderueshme në rastet e reja me coronavirus në vendet që heqin kufizimet, por janë regjistruar në disa zona ku masat kanë mbetur ende në fuqi”, tha Sekretari i Shëndetësisë i SHBA Alex Azar.
“Unë nuk shoh një rritje të madhe të rasteve të infeksionit me COVID-19 në vendet që kanë larguar kufizimet”, tha Azar për CNN, transmeton Telegrafi.
“Ne ende shohim një rritje të madhe në disa zona që në fakt janë pothuajse të mbyllura”, shtoi ai.
Ai vuri në dukje se vendimet për heqjen e kufizimeve duhet të merren nga qytetet që kanë numrin e vogël të infeksioneve, jo nga qeveria federale.
“Ne duhet të rihapemi sepse kjo do ta ndihmojë shumë ekonominë”, tha Azar, duke shtuar se do të kishte pasoja të rënda shëndetësore nëse hapja nuk do të ndodhte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.