Disa lokale në Spanjë janë duke vendosur kabina xhami për t’u përshtatur me realitetin e ri e krijuar nga COVID-19.
Një bar në Leganes, në rajonin e Madridit, ka filluar t’i vendosë kabinat e xhamit nëpër tryeza që tani, ndërkohë që dezinfektimi bëhet në mënyrë të rregullt.
Veç kësaj, që në derë të lokalit janë vendosur kamera termike, të cilat do të tregojnë temperaturën e trupit të klientëve që afrohen në lokal.
“Po përpiqemi të shmangim frikën që mund t’i krijohet dikush kur ulet në lokal apo në restorant. Nëse më përpara kollitej dikush në restorant, nuk do të ndodhte gjë. Por tani është ndryshe. Por me këto masa, edhe nëse dikush kollitet, klientët do të jenë të mbrojtur. Pasi jo vetëm që janë të ndarë nga xhami, por edhe klientëve u matet temperatura para se të futen brenda”, tha pronari i lokalit, Manuel Gil.
Qëllimi është që klientët të ndihen të qetë e të shijojnë kohën e çlodhjes në lokal, ndërkohë që qeveria ka nisur të ndërmarrë hapat e para për lehtësimin e masave kufizuese. Që tani janë lejuar të kthehen në punë kantieret e ndërtimit dhe të lejohet dalja e fëmijëve për fundjavë. Por masat e tjera kufizuese do të vazhdojnë të qëndrojë edhe përgjatë majit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.