Suedia duhet të përgatitet për mijëra të vdekur nga Covid-19, tha kryeministri i vendit, Stefan Lofven.
“Ne do t’i numërojmë të vdekurit në mijëra. Duhet të jemi të përgatitur për këtë,” citohet të ketë thënë Kryeministri Stefan Lofven në një intervistë.
Lofwen paralajmëroi që pandemia e koronavirusit do të zgjaste me muaj, jo javë dhe se qytetarët nuk duhet të dorëzohen.
“Ne kemi zgjedhur një strategji të kurbës së infeksionit për të parandaluar një rritje dramatike sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë”, tha kryeministri suedez, duke shtuar se kjo do të nënkuptojë “pacientë me kujdes intensiv dhe shumë të vdekur”.
Vlerësimi i viktimave të koronavirusit në vend bazohet në përvojën e vendeve të tjera dhe përhapjen e virusit në Suedi.
Që nga e Premtja, 6,131 njerëz u infektuan në vendin me 10 milionë banorë, gjersa janë regjistruar 358 të vdekur.
Suedia ka prezantuar masa shumë më të buta për të luftuar përhapjen e koronavirusit sesa fqinjët e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.