×
  • Lajme
  • Botë

    Në Uashington protestohet kundër ndryshimeve klimatike

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 16:35

    Protestuesit kundër ndryshimit të klimës dolën sot në rrugët e Uashingtonit, duke bllokuar kryqëzimet kryesore, si pjesë e përpjekjeve të tyre “për të paralizuar gjithë qytetin”.


    Organizatorët u bënë thirrje njerëzve të mos shkojnë në punë ose shkollë për të marrë pjesë në protestë.

    Protesta vjen pas grumbullimeve dhe marshimeve masive të të rinjve në qytetet e ndryshme të botës, ku morën pjesë qindra mijëra njerëz, të cilët kërkuan veprime urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës.

    Grupe protestuesish në Uashington bllokuan disa rrugë kryesore të hënën në mëngjes, duke vënë në lëvizje policinë për të devijuar trafikun./voa/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!