×
  • Lajme
  • Botë

    Në Virxhinia shfuqizohet dënimi me vdekje

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 20:20

    Ligjvënësit në shtetin e Virgjinias të SHBA-së kanë votuar për të shfuqizuar dënimin me vdekje për krimet e rënda.


    Të Premten Dhoma e Delegatëve të shtetit ndoqi Senatin në votimin për t’i dhënë fund praktikës, duke i hapur rrugën Guvernatorit Ralph Northam të nënshkruajë shfuqizimin e ligjit.

    Ky vendim bën që Virgjinia të bëhet shteti i parë në SHBA që shfuqizon ndëshkimin e tillë, shkruan BBC.

    Kjo lëvizje vjen në kohën kur po zhvillohet një debat në SHBA rreth ekzekutimeve me vdekje.

    Ish-presidenti Donald Trump i rifilloi dënimet me vdekje në nivel federal vitin e kaluar pas një pauze 17-vjeçare. Rreth 13 njerëz u vranë brenda pak muajsh – përfshirë gjashtë ekzekutime të kryera pas zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!