Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një intervistë i është përgjigjur homologut të tij ukrainas, pas deklaratave të këtij të fundit i cili kritikoi mënyrën se si janë udhëhequr bisedimet me Rusinë.
Në një intervistë për Fox Radio, Trump tha se nuk mendon se Zelensky ëhstë shumë i rëndësishëm për të qenë pjesë e tryezës për paqe e Rusinë.
Më tej Trump theksoi se për vite me radhë e ka parë Zelenskyn duke negociuar dhe ka vënë re se ai nuk ka pasur asnjë shans të arrijë marrëveshje.
Ai ka kritikuar gjithashtu udhëheqësit perëndimorë për përpjekjet e tyre për të përfshirë Zelenskyn në negociata me Rusinë, duke theksuar se Putin nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje, pasi mund të marrë të gjithë Ukrainën.
Ndërkohë Trump tha se vizita e sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, në Kiev ishte humbje kohe dhe se ai nuk kishte dashur që ai të shkonte atje për të kërkuar mundësi për të shfrytëzuar pasuritë minerale të Ukrainës./vizionplus/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.