×
  • Lajme
  • Botë

    Nena dhe femija goditen ne vendkalim, reagimi i vogelushit ndaj shoferit tregon fuqine e lidhjes nene e bir

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 21:23

    Në Kinë po qarkullon kjo video e një aksidenti kur makina e godet nënën dhe djalin në vendkalim, fëmija menjëherë e qorton shoferin për këtë dhe e godet makinën.


    Aksidenti i kapur nga kamera e mbikëqyrjes është e vështirë të shpjegohet pasi nëna dhe fëmija thjesht po kalonin zebrën dhe automjeti që i goditi ata po lëvizte mjaft ngadalë.

    Djali fillimisht u përpoq ta ndihmonte nënë e tij dhe më pas goditi makinën dhe filloi t’i bërtasë vozitësit të automjetit.

    Shoferi doli nga makina dhe u përpoq të ndihmonte gruan dhe përfundimisht e çoi në spital, ku nuk u identifikuan lëndime të rënda.

    Policia ka përcaktuar se shoferi ishte përgjegjës ekskluzivisht për aksidentin dhe nuk dihet pse ai thjesht nuk u ndal në vendkalimin për këmbësorë.

    Aksidenti i çuditshëm, i cili fatmirësisht përfundoi pa pasoja tragjike, mund të shihet më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!