Me qetësinë më të madhe, kjo grua u tregoi oficerëve të policisë sesi e lindi foshnjen në një kovë dhe e la të vdiste nga i ftohti.
42-vjeçarja nga Rusia, e cila ka dy fëmijë të tjerë, deklaroi se nuk kishte para për t’u kujdesur për djalin
Pamjet rrëqethëse tregojnë sesi gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, shpjegoi se kishte dalë jashtë shtëpisë ndërkohë që vendi ishte mbuluar nga dëbora dhe e kishte lindur beben atje në mënyrë që t’ia fshihte familjes.
Ajo tha se kishte qëndruar rreth 40 minuta jashtë shtëpisë, që ndodhet në Yurty, në Rusinë qendrore. Më pas tregoi se e kishte futur beben në një çantë të bardhë dhe e kishte lënë në një kasolle pa ngrohje për disa orë.
E pyetur nëse bebja merrte frymë apo lëvizte pasi kishte lindur, ajo tha se po, por shtoi: “Realisht nuk e kisha shumë mendjen tek ai”.
Irkutsk është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Shkurt, në një kohë kur temperaturat ishin -5 gradë Celcius.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.