×
  • Lajme
  • Botë

    Nëna e sulmuesit në El Paso kishte lajmëruar policinë një ditë më parë

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 11:03

    Nëna e vrasësit të El Paso, 21-vjeçarit Patrick Crusius, kishte lajmëruar policinë disa javë përpara sulmit, sepse ishte e shqetësuar për faktin që djali kishte një pushkë.


    Lajmin e bëjnë me dije avokatët e familjes, sipas asaj që raporton Cnn.

    Gruaja kontaktoi policinë e Allen, qytetit në Teksas ku djali banonte dhe përgjigja e kthyer nënës ishte që djali në moshën që ka mund të mbajë ligjërisht një armë zjarri.

    Gjatë sulmeve në Teksas në një supermarket vdiqën 20 persona dhe u plagosën edhe mbi 22 të tjerë, mes të cilëve edhe katër foshnje katër muajshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!