Një nënë kineze ka ndërtuar një tendë anti-koronavirus për vajzën e saj duke në mënyrë që vajza të mund të studiojë jashtë në mënyrë të sigurt gjatë epidemisë.


Fëmija shtatë vjeçar i gruas duhet të ndjekë mësimet në internet çdo ditë nga shtëpia e tyre rurale në Provincën Hubei, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, transmeton Reporteri.net.

Për shkak se lidhja e internetit brenda shtëpisë së tyre është e dobët, nëna vendosi të bëjë “klasë” të përkohshme për të mbrojtur vajzën kur ajo ndjek mësimet jashtë.

Reklamë

Me origjinë nga qyteti qendror kinez Wuhan, koronavirusi, tashmë  i njohur zyrtarisht si COVID-19 – ka infektuar më shumë se 74,000 njerëz brenda Kinës.

Qeveria kineze ka mbyllur dhjetëra miliona njerëz në Provincën Hubei, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.