Nëna e një ushtari britanik të vrarë nga luftimet në Afganistan tha për BBC se vdekja e djalit të saj kishte rezultuar ‘e kotë’.
Djali i Hazel Hunt, Richard, humbi jetën në një shpërthim në provincën Helmand në 2009.
“Unë vendosa lule mbi varrin e tij dhe bisedova me të, i thashë se çfarë po ndodh në Afganistan. I thashë se të gjitha sakrificat e tua kanë qenë të kota.”
Kjo është një nga familjet e shumta të prekura nga lufta afgane, të cilat folën për BBC dhe shprehën zemërimin e tyre nga ringjallja e shpejtë e talebanëve. Ben Parkinson u plagos rëndë në 2006 kur një minë shpërtheu në automjetin e tij në Afganistan. Ai tha për BBC -në se përpjekjet e forcave britanike kishin rezultuar të kota”.
“Asgjë nuk ka ndryshuar,” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.