Sama Tubail është një 8-vjeçare palestineze e cila që nga 7 tetori i vitit të kaluar pati rënie të madhe të flokëve, e kjo sipas mjekëve diagnostifikuan se një gjë e tillë po ndodhte si rezultat i “shokut nervor”, e krejt kjo pasi shtëpia e fqinjëve të familjes së saj në Rafaf, ishte goditur nga një sulm ajror izraelit gjatë muajit gusht 2024, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo përmbysje e përditshme traumatike e jetës së 8-vjeçares, bëri që të ndikojë në rënien e flokëve, thanë mjekët.
Sama tregon për CNN se ka shumë dëshirë që të kreh flokët e saj, siç bënte më përpara, ndaj thotë ajo se e mban dhe pasqyrën.
Ankthi i Sama Tubail u rrit edhe më shumë kur ngacmohej nga fëmijët e tjerë për humbjen e flokëve, duke e çuar atë të rrinte vetëm brenda. Kur i bie të dali jashtë, ajo vendos një fashë rozë për të mbuluar kokën e saj.
“Nënë jam e lodhur – dua të vdes. Pse nuk më rriten flokët?”, ishin fjalët drejtuar nënës së saj, kur CNN vizitoi familjen në shtator 2024, përpara se ta pyeste nëse ajo do të mbetej përgjithmonë pa flokë.
“”Dua të vdes dhe të më rriten flokët në Parajsë”.
“Shtëpia jonë u bombardua dhe brenda saj kishte kaq shumë kujtime – fotot e mia, çertifikatat e mia kisha fustane dhe kaq shumë sende, por shtëpia u shkatërrua dhe unë nuk kam qenë në gjendje ta shoh atë që atëherë”, tha Sama për CCN, ku këta të fundit e vizituan sërish familjen e saj gjatë muajit shkurt.
Një raport në fund të vitit të kaluar nga Aleanca e Fëmijëve të Luftës dhe Qendra e Trajnimit Komunitar për Menaxhimin e Krizave me bazë në Gaza thekson numrin e rëndë psikologjik të fëmijëve nga sulmi i Izraelit në Gaza gjatë vitit të kaluar. Raporti, i bazuar në një anketë me më shumë se 500 kujdestarë të fëmijëve të cenueshëm, zbuloi se 96% e fëmijëve në ato rrethana mendonin se vdekja ishte e afërt dhe gati gjysma – 49% – kishin shprehur një “dëshirë për të vdekur” për shkak të sulmit të Izraelit.
/CNN/Reporteri.net/