×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Nëntë fëmijë të vrarë nga një minë tokësore në Afganistan

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 12:26
    Fotografi ilustruese të trupave talibane duke ruajtur vendin e një shpërthimi, 2023 Foto: AP

    Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu derisa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë prej tyre, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.

    Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni.

    Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç.

    Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre.

    Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera./Radio Evropa e Lirë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!