×
  • Lajme
  • Botë

    Netanjahu viziton Gazën: Asgjë nuk do të na ndaloj

    Reporteri
    26 Nëntor 2023 | 18:56

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka qenë duke vizituar Rripin e Gazës, ku ka folur me ushtarët dhe ka vizituar një nga tunelet që është zbuluar.

    “Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe përfundimisht do t’i kthejmë të gjithë”.

    “Ne kemi tre qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe garantimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit”.

    Ai vazhdoi: “Unë jam këtu për t’u thënë miqve të mi këtu, luftëtarëve këtu, të cilët më thonë të njëjtat gjëra, dhe jua përsëris këtë, qytetarët e Izraelit: Vazhdojmë deri në fund – deri në fitore”.

    “Asgjë nuk do të na ndalojë dhe ne jemi të bindur se kemi fuqinë, forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!