×
  • Lajme
  • Botë

    Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 21:29

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar të martën ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se nuk i beson atij për menaxhimin e operacioneve të tanishme ushtarake të Izraelit.

    “Midis luftës, më shumë se kurrë, nevojitet besim i plotë mes kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”, tha Netanyahu.

    “Fatkeqësisht, megjithëse në muajt e parë të fushatës kishte besim të tillë dhe punë shumë të frytshme, gjatë muajve të fundit, ky besim, mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes, u thye”, shtoi ai.

    Në ditët e para të luftës, udhëheqësit e Izraelit paraqitën një front të bashkuar duke iu përgjigjur sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Por, derisa lufta vazhdoi dhe u përhap edhe në Liban, në sipërfaqe dolën dallimet e mëdha politike mes tyre. Derisa Netanyahu ka bërë thirrje për vazhdimin e luftës kundër Hamasit, Gallant ndoqi një qasje më pragmatike, duke thënë se ushtria ka krijuar kushtet e nevojshme për një marrëveshje diplomatike që mund të sjellë lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant në Gazë.

    Gallant, ish-gjeneral që ka fituar respekt publik me personalitetin e tij të ashpër dhe serioz, tha në një komunikatë: “Siguria e shtetit të Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë misioni i jetës sime”.

    Gjatë luftës, Gallanti e ka veshur një këmishë të thjeshtë ngjyrë të zezë, si shenjë pikëllimi për sulmin e 7 tetorit dhe ka zhvilluar marrëdhënie të fortë me homologun e tij amerikan, sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

    Netanyahu e emëroi ministrin e Jashtëm, Israel Katz, në vend të Gallantit në postin e ministrit të Mbrojtjes.

    Por, derisa lufta vazhdoi dhe u përhap edhe në Liban, në sipërfaqe dolën dallimet e mëdha politike mes tyre. Derisa Netanyahu ka bërë thirrje për vazhdimin e luftës kundër Hamasit, Gallant ndoqi një qasje më pragmatike, duke thënë se ushtria ka krijuar kushtet e nevojshme për një marrëveshje diplomatike që mund të sjellë lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant në Gazë.

    Gallant, ish-gjeneral që ka fituar respekt publik me personalitetin e tij të ashpër dhe serioz, tha në një komunikatë: “Siguria e shtetit të Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë misioni i jetës sime”.

    Gjatë luftës, Gallanti e ka veshur një këmishë të thjeshtë ngjyrë të zezë, si shenjë pikëllimi për sulmin e 7 tetorit dhe ka zhvilluar marrëdhënie të fortë me homologun e tij amerikan, sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

    Netanyahu e emëroi ministrin e Jashtëm, Israel Katz, në vend të Gallantit në postin e ministrit të Mbrojtjes./REL

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!