Pas rritjes së numrit të sulmeve ndërkufitare të raketave palestineze, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se do të intensifikonte sulmet në Rripin e Gazës ku jetojnë palestinezët.
“Që nga dje, ushtria ka kryer qindra sulme ndaj Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Gaza, dhe ne do t’i intensifikojmë sulmet tona edhe më shumë. Në fund të vlerësimit të situatës, u vendos që të rritet forca dhe numri i sulmeve”, tha Netanyahu në një video mesazh duke kërcënuar se “tani Hamasi do të marrë disa goditje që nuk i ka marrë kurrë”.
Ai i tha këto pasi dy gra u vranë në goditje direkte të raketave në dy shtëpi në qytetin izraelit Ashkelon, raporton theguardian.
“Për çdo ditë sulmesh ndaj qytetarëve izraelitë, ne do të tërheqim organizatat terroriste. Ne nuk do të ndalemi derisa të kthehet qetësia”, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Ganz në një takim me Netanyahun, zyrtarë ushtarakë dhe përfaqësues të qeverisë lokale.
Ushtria izraelite ka kryer sulme të reja ndaj bastioneve ekstremiste në Rripin e Gazës, përfshirë zyrën e komandantit të lartë të Hamasit, pikat e kontrollit, një kompleks ushtarak dhe një depo armësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.