Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet në rritje ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza, duke thënë të shtunën se beteja e Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë, “me gjithë forcën”.
Udhëheqësi izraelit tha se Izraeli “do të vazhdojë deri në fitore”, raporton BBC.
“Hamasi humbi kontrollin e tij mbi Rripin e Gazës. Ai nuk ka vend të sigurt për t’u fshehur… Të gjithë anëtarët e Hamasit janë shënuar për vdekje,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv. Forcat tona po i godasin mbi tokë dhe forcat tona po i godasin nën tokë”.
Si pjesë e informimit të rregullt për publikun izraelit, Netanyahu shton se Izraeli kishte vrarë “mijëra” luftëtarë të Hamasit, përfshirë ata që ishin të përfshirë në sulmin brutal të Hamasit të 7 tetorit që vrau rreth 1200 njerëz.
Ai shtoi se Izraeli do të mbajë kontrollin ushtarak të Gazës pas luftës, ngjashëm me kontrollin e tij ushtarak mbi Bregun Perëndimor – të cilin shumë ekspertë e kanë quajtur një “pushtim ushtarak”.
Si Netanyahu ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, të cilët folën pas kryeministrit, thanë se shpëtimi i pengjeve dhe “çrrënjosja e Hamasit” ishin prioritetet kryesore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.