Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka komentuar sulmet ajrore të Izraelit në Iran, për të cilat ushtria tha se synonin fabrikat e raketave dhe vende të tjera pranë Teheranit dhe Iranit perëndimor të shtunën në mëngjes.
Në një fjalim, Netanyahu tha: “Forcat ajrore sulmuan në të gjithë Iranin. Ne goditëm fort aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa që na synojnë ne”.
“Sulmi në Iran ishte i saktë dhe i fuqishëm dhe i arriti të gjitha objektivat e tij”.
Sulmet ajrore izraelite në Iran vranë katër ushtarë iranianë, tha ushtria e Iranit. Siç shkruanThe Guardian, një debat është nisur brenda Iranit nëse sulmi, më i kufizuar nga sa kishin parashikuar disa, kërkon një përgjigje ushtarake dhe nëse vendi do të shihet si i dobët nëse nuk bën asgjë.
Sulmet ajrore të Izraelit ishin në hakmarrje për sulmin e 1 tetorit nga Irani, i cili lëshoi rreth 200 raketa në Izrael, megjithëse shumica u kapën nga mbrojtja ajrore e vendit.
“Irani sulmoi Izraelin me qindra raketa balistike dhe ky sulm dështoi”, shtoi Netanyahu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.