×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Netanyahu udhëton për në ShBA për t’u takuar me Trump

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 18:05

    Kryeministri izraelit është nisur të dielen, për në Shtetet e Bashkuara ku do të takoj presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së bardhë.

    Ai pritet të diskutojë fazën e dytë të armëpushimit të në Gaza, ka thënë zyra e tij.

    Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit do të fillojnë në Uashington, DC të hënën, tha zyra e Netanyahut, raporton AJ.

    Ky do jetë takimi i parë i presidentit Trump me një udhëheqës të huaj, që nga inaugurimi i tij për një mandat të dytë.

    Është gjithashtu udhëtimi i parë i Netanyahut në SHBA që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër tij në nëntor për krime lufte të kryera në Rripin e Gazës.

    Politikanë të lartë amerikanë po përpiqen të sanksionojnë gjykatën ndërkombëtare lidhur me urdhër-arrestet e Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, dhe kanë kërcënuar të vendosin në listën e zezë prokurorët kryesorë të saj dhe familjet e tyre.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!