Gjashtë njerëz kanë ndërruar jetë, duke përfshirë një polic, dhe tre të plagosur, përfshirë dy agjentë, është rezultati i një shkëmbimi zjarri dy-orësh gjatë mesnatës në Jersey City, disa milje nga New York, i cili mobilizoi dhjetëra agjentë të FBI dhe të ekipeve speciale të policisë dhe që, sipas hetuesve, nuk kishin për motiv terrorizmin.
Ndër hipotezat, të qarkulluara që nga fillimi, është ajo se agresorët kishin ngritur pritë kundër agjentëve.
Dy persona të veshur me të zeza dhe të armatosur me pushkë, filluan të qëllonin pastaj mbi njerëzit që ndodheshin brenda një dyqani ushqimesh, në një zonë ku banojnë një komunitet historik hebre.
Zona e konfliktit të armatosur u izolua menjëherë, u mbyllën rrugët si dhe shkollat.
Skuadrat speciale të policisë me automjete të blinduara mbërritën nga New York-u.
Rrethimi i policisë vazhdoi derisa, në orën 02:30, u njoftua më pas vrasja e dy agresorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.