×
  • Lajme
  • Botë

    New-York konsideron hapjen e pjesshme më 8 qershor

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 21:21

    Nju-Jorku konsideron hapjen e pjesshme më 8 qershor


    Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut njoftoi se parashikon një heqje të pjesshme të kontrollit për qytetin e Nju Jorkut javën e 8 qershorit, me kusht që treguesit e shëndetit publik të jenë të kënaqshme.

    Kjo heqje e kufizimeve, në fuqi që nga 22 mars, do të prekë vetëm një pjesë të ekonomisë, kryesisht ndërtimin dhe prodhimin, si pjesë e fazës së parë të planit të rihapjes së guvernatorit Andrew Cuomo.

    “Ne jemi në rrugën e rihapjes më 8 qershor”, tha ai, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

    Plani lejon heqjen e izolimit vetëm pasi shtatë treguesit e përzgjedhur të shëndetit publik të jenë jeshilë, midis tyre ulja e numrit të pacientëve në spitale dhe ai i vdekjeve, për një periudhë të zgjatur (14 ditë rresht).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!