Ligjvënësit dhe guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, arritën një marrëveshje për të legalizuar kanabisin rekreativ, duke hapur derën për një industri miliarda dollarëshe në këtë shtet amerikan.
Ndërsa legjislacioni do të marrë kohë deri në finalizim, media të shumta raportojnë se “Ligji i Kanabisit” ishte planifikuar të kalonte javën e ardhshme si pjesë e buxhetit të shtetit.
“Më në fund do të jemi në gjendje të themi se do të kemi një industri për kanabis që siguron njerëzit që blejnë produktin se po blejnë një produkt të ligjshëm nga kompanitë legjitime”, ka thënë senatori i shtetit Liz Krueger.
Ligji i ri, i cili do të zbatohet për banorët e New Yorkut mbi 21 vjeç, do ta bënte të ligjshëm blerjen dhe posedimin e deri në 3 gramë kanabis për përdorim personal, me barnatoret e licencuara që do të fillojnë shitjen e produktit në mënyrë të ligjshme që nga dhjetori 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.