×
  • Lajme
  • Botë

    Nga përmbytjet te zjarret katastrofike e shkrirja e akujve, OKB publikon raportin shqetësues për klimën

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 11:25

    Nga përmbytjet katastrofike në zjarre shkatërruese, vera e vitit 2021 ka sjellë kushte ekstreme të motit kudo në botë.


    Kushte të tilla ekstreme dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimaterike që po shkaktohen nga njeriun janë thjesht një nga pikat kryesore të një raporti të publikuar të hënën nga Paneli Ndërqeveritar i OKB -së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

    I përgatitur nga më shumë se 230 shkencëtarë nga vende nga e gjithë bota, ky është raporti më i rëndësishëm i publikuar në vite nga komuniteti ndërkombëtar shkencor.

    Raporti është një sintezë e punës nga mbi 14,000 citime kërkimore. Në fakt bëhet fjalë për një enciklopedi të shkencës klimatike – një përmbledhje e konsensusit më të fundit shkencor mbi ndryshimet klimatike dhe atë që parashikon e ardhmja, përmes përdorimit të modeleve të sofistikuara të klimës dhe njohjes së kushteve të kaluara.

    Ky raport sjell një përditësim sesi klima e Tokës dhe kuptimi ynë për të kanë ndryshuar që nga raporti i fundit i tillë në 2013.

    Pikat kyçe të raportit të IPCC

    -Temperatura globale e sipërfaqes së planetit  ishte 1.09 °C më e lartë në dekadën mes 2011-2020 sesa mes 1850-1900.

    -Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850

    -Shkalla e fundit e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me 1901-1971

    -Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi”  (90%) shtytësi kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i uljes së nivelit të akullit në detin Arktik.

    -“Është praktikisht e sigurt” se ekstremet e nxehta përfshirë valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa ekstremet e ftohta janë bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda.

    Rritja e vazhdueshme e nivelit të detit është e pakthyeshme për shekuj të tërë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!