×
  • Lajme
  • Botë

    Nga sot i ndajnë rrugët, Trump e pret Elon Musk në Dhomën Ovale, ia dhuron një çelës

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 23:03
    Photo by Molly Riley

    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës së funksionimit të biznesit dhe politikës në Shtetet e Bashkuara.

    Përmes një postimi të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, Trump e cilësoi Muskun si një figurë që ka sjellë një “ndryshim kolosal” në mënyrat tradicionale të të bërit biznes në Washington.

    “Faleminderit, Elon. Elon ka dhënë një ndryshim kolosal në mënyrat e vjetra të të bërit biznes në Washington… Shërbimi i Elon Musk ndaj Amerikës ka qenë pa krahasim në historinë moderne,” deklaroi Trump.

    Musk është larguar nga administrata Trump, ku drejtonte zyrën e shkurtimit të qeverisë amerikane. Gjatë mandatit të tij, qindra mijëra punonjës u pushuan nga puna ose u caktuan në vende të tjera pune.

    Duke folur për “CBS Sunday Morning”, në një intervistë që do të publikohet të dielën, sipas CNN, Musk është shprehur se ka “mendime të ndryshme” me administratën e Donald Trump-it dhe nuk është “plotësisht dakord” me disa nga veprimet e saj.

    Musk i ndan rrugët me Trumpin, largohet nga Administrata

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!