×
  • Lajme
  • Botë

    Ngarkoi makinën e vjetër me ndihma për Turqinë, burri nga Azerbajxhani shpërblehet me një mjet të ri

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 9:59

    Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shenjë vlerësimi për ndihmën ndaj viktimave të tërmetit në Turqi.

    Serveri Besirli u bë viral në rrjet pasi ngarkoi mbi makinën e tij të vjetër materiale ndihme për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues.

    Kujtojmë që numri i viktimave nga tërmeti ka kaluar mbi 46 mijë. 40,642 viktima janë konfirmuar në Turqi ndërsa në Siri më shumë se 5,800.

    OBSH bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dollarësh për të mbijetuarit e tërmetit më shkatërrues në historinë moderne të Turqisë.

    Pak ditë më parë kërkoi 397 milionë dollarë për të ndihmuar gati 5 milionë sirianë në zonat veriperëndimore të vendit, të kontrolluara nga rebelët. Ndërkohë, nga fushata e televizioneve turke “Turqia, një zemër”, u mblodhën më shumë se 6 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!