Sonda e agjencisë amerikane hapësinore NASA, Perseverance që sot ka nisur udhëtimin e parë nëpër Mars, ku ka arritur të përshkoj 6.5 metra për 33 minuta.
Ky udhëtim i shkurtër është një test pasi po kryhen kontrolle të sistemit të sondës. E qëllimi i NASA-s është që Perseverance të përshkoj rreth 200 metra apo edhe më shumë, kur të fillojë zyrtarisht hulumtimi zyrtar.
Sonda ka lëvizur për katër metra është kthyer në të majtë dhe më pas është kthyer pas për 2.5 metra.
“Sonda me gjashtë rrota i është përgjigjur për mrekulli komandave të dhëna. Jemi të bindur se sistemi komandues është i gatshëm që do të na dërgojë aty ku na kërkon shkenca”, ka thënë inxhinieri i NASA-s, Anais Zarifian.
Sonda peshon rreth 1000 kilogramë dhe ka një madhësi të një veture të vogël. Në Mars ka mbërritur më 18 shkurt pas një udhëtimi të gjatë prej 480 milionë kilometrave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.