×
  • Lajme
  • Botë

    Ngiste makinën e dehur, nëna shkakton vdekjen e të voglit

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 14:02

    Një djalë 18-muajsh vdiq pasi nëna e tij pësoi aksident me makinë në një fushë golfi. Makina e saj u përplas me gardhin e golfit dhe nga përplasjet fëmija e saj përfundon në një pellg me ujë dhe vdes.


    Brittanie Mae Miloshevsky, 28 vjeç po voziste të dielën në darkë në gjendje të dehur. Atë e kishte zënë gjumi në timon dhe nga përplasja, foshnja përfundoi në pellgun me ujë të ftohtë.

    Gruaja njoftoi policinë dhe kur erdhën në vendngjarje, zhytësit hynë në pellg për të gjetur fëmijën.

    Ata e dërguan direkt në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Miloshevsky u akuzua për vrasjen e fëmijës dhe keqbërje kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!