Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku i riu Gianluca Loprete, vrau babanë e tij Antonio, 57 vjeç, drejtor i bankës ‘Bpm’, me të cilin jetonte në Sesto San Giovanni në periferi të Milanos dhe e preu trupin copë-copë.
Në vendngjarje po ndërhyjnë karabinierët e SSHSH-së dhe mjekësia ligjore. Vetë djali thirri policinë dhe rrëfeu vrasjen e tmerrshme.
Pasi e vrau, djali i cili prej disa kohësh po trajtohej për probleme psikiatrike e bëri copë-copë trupin e babait të tij para se të telefononte në 112. “Ia preu kokën”, tha një nga fqinjët për ANSA.
I riu, student me precedentë, u arrestua për vrasje të rëndë dhe përfitoi të drejtën për të mos u përgjigjur. Ai do të transferohet në burgun e Monzas.
Karabinierët, rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, mbërritën në banesën në via Saint Denis, ku jetonin të dy së ??bashku, ku gjetën 19-vjeçarin në gjendje shoku dhe kufomën e babait të tij, 57 vjeç, në dhomën e gjumit. I riu kishte telefonuar pak më parë duke thënë: “ejani, kam vrarë babanë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.