×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje e rëndë në Gjermani, një grua sulmon me thikë kalimtarët – vritet nga policia

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 23:02

    Disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje  në Mynih.

    Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.

    Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, siç rapoton BILD.

    Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

    Motivi i sulmit mbetet i paqartë.”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për qytetarët”.

    Numri i të plagosurve mbetet i panjohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!