×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje e rëndë në Vjenë: Nëna mbyt tri vajzat e saj

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 12:29

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vjenë. Një grua 31-vjeçare nga Nepali dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e saj në banesën ku po jetonin.


    Mosha e viktimave raportohet të ketë qenë 9 dhe 3 vjeç dhe njëra nga vajzat ishte vetëm nëntë mujashe, raporton gazeta krone.at, transmeton Reporteri.

    Pas një përpjekje për vetëvrasje pasi kishte kryer aktin, e dyshuara telefonoi policinë dhe rrëfeu për vrasjet.

    Të tri viktimat vdiqën nga mbytja, sipas mjekësisë paraprake ligjore.

    Në vendin e ngjarjes, Policia gjeti dy vajza (tetë muaj dhe tre vjeç) të cilat nuk tregonin shenja jete, njoftohet në raportin e policisë.

    Vajza e tretë, nëntë vjeçarja, u dërgua në spital, ku mjekët luftuan për jetën e saj për rreth një orë. Fatkeqësisht pa sukses, vajza e tretë vdiq gjithashtu.

    Viktimave pritet tu bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!