Tetë fëmijë të porsalindur kanë ndërruar jetë nga zjarri në një maternitet në Algjerinë lindore.
Ngjarja e ndodhur sot është konfirmuar nga shërbimet emergjente.
“Kemi arritur të shpëtojmë 11 bebe, 107 gra dhe 28 persona nga stafi mjekësor, ka deklaruar për AFP zëdhënësi Nassim Bernaoui, shkruan France24, transmeton Gazeta Shneta. Zjarri ndodhi në orën 3:50 të mëngjesit në spitalin e Oued Souf.
“Fatkeqësisht nuk arritëm të shpëtojmë tetë foshnje, disa prej të cilave janë djegur nga flakët ndërsa disa kanë vdekur nga tymi”, ka deklaruar Bernaoui.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim dhe ka dërguar ministrin e Shëndetësisë në vendin e ngjarjes. Ky ishte rasti i dytë i zjarrit në këtë spital, pasi në maj të vitit të kaluar një zjarr kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.